Demaçi: Ahmeti nuk është melaqe, mirëpo fajet i ka Menduhi

“Asnjë fije nuk jam bë pishman që e përkraha BDI-në para zgjedhjeve. Unë e di se Ali Ahmeti dhe BDI nuk janë melaqe, por fajet i ka Menduh Thaçi i cili tha se do të hyjë në qeveri edhe nëse fiton vetëm një deputet. Prej dy të këqijave për shqiptarët në Maqedoni, unë e përkrahi BDI-në si të keqen më të vogël”, deklaroi për “Lajm”, Demaçi

Veprimtari i madh shqiptar, i njohur edhe si “Mandela shqiptar”, Adem Demaçi, para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, u bëri apel shqiptarëve që t’i bashkëngjiten BDI-së dhe kryetarit të saj, Ali Ahmeti.

Edhe pse përkrah, BDI-në e cila është në pushtet në Maqedoni, Demaçi nuk kursen kritikat në adresë të maqedonasve, me të cilët BDI-ja është në koalicion qeveritar. “Mora vesh për dënimin e 6 shqiptarëve. E kanë mësu prej serbve këtë far metode. E kanë trashëguar këtë punë. Sigurimi i Maqedonisë është sipas yrnekut të Serbisë. Vetë shërbimi maqedonas e ka bë atë vrasje, njëjtë si shërbimi serb që vrau disa serbë në Pejë dhe për këtë gjë akuzoi shqiptarët. Do të vijë një ditë kur do të merret vesh se vetë maqedonasit e kanë montu këtë vrasje, njëjtë sikurse u mor vesh se rastin e Pejës e kanë montu vetë shërbimet serbe”, thekson veprimtari Demaçi, duke porosit shqiptarët e Maqedonisë që të mundohen me bindë faktorin ndërkombëtar se në këtë rast bëhet fjalë për “dallavere të maqedonasve, që kanë traditë qindravjeçare dhe që vazhdojnë sot e kësaj dite”. /Lajm/

Lajme të ngjashme

Back to top button