Llazarevski përforcon mbrojtjen e Shkupit

Ka vazhduar merkaton verore klubi futbollistik Shkupi, duke sjellë në radhët e saja futbollistë cilësor, me të cilët synon që në sezonin 2014/15 të jetë ekipi i cili do të pozicionohet në dy vendet e para që i mundësojnë skuadrës kthimin në Ligën e Parë.
Strategu i shkupjanëve Zekirija Ramadani që në sezonin e kaluar kishte potencuar se skuadra ka nevojë për të përforcuar repartin mbrojtës, ndërsa më së shumti që ka nevojë ekipi i tij, është në qendër mbrojtës kualitativ, i cili do të jetë ideator i lojës në mbrojtje.

Për këtë Shkupi ka angazhuar futbollistin shumë me përvojë, Dimitrija Llazarevski, i cili vjen nga skuadra e Ligës së Parë Vardari.

“Për të treguar se jam i kënaqur me marrëveshjen e arritur, do të potencoj faktin se asnjëherë më shpejt nuk ka vendosur të nënshkruaj kontratë sikurse me Shkupin. Ajo që më la të shpresoj shumë, është se pash një kryesi e cila ka ambicie të qarta. Edhe pse me shumë pak përvojë në futbollin tonë, ata kanë ide të reale se si klubi do të kthehet në Ligën e Parë. Deri më tani sa kam pa, në Maqedoni me ne mundë të barazohen vetëm Shkëndija dhe Vardari, pasi që unë vi pikërisht nga ekipi i Vardarit, mendoj se asgjë nuk na dallon në aspektin organizativ”, ka thënë Llazarevski .
Në skuadër janë shumë futbollistë me përvojë, të cilët edhe ndihmuan ekipin që sezonin e kaluar nga një pozitë shumë të palakmueshme, ta ngjisin në mesin e katër ekipeve më të mira të Ligës së Dytë dhe të sigurojë ekzistencë pa balotazh. Për skuadrën ka folur edhe Llazarevski, i cili ka thënë fjalë miradije.

“Me djemtë e skuadrës njihem shumë mirë, dalim së bashku dhe kemi miqësi të mirë. Kjo skuadër nuk është për Ligë të Dytë, unë me plot vetëdije them se ne nëse do të ishim në Ligën e Parë do të ishim në mesin e katër skuadrave më të mira. Por mos të harrojmë se këtij sporti i thonë futboll dhe ka befasi, besoj se do të japim maksimumin që të përmbushim kërkesat e kryesisë dhe të gëzojmë tifozët tanë që ekipin ta kthejmë në Ligën e Parë”, ka përfunduar Llazarevski.
Së fundi mbrojtësi 31 vjeçar ka luajtur me Vardarin, por karriera e tij është me një bagazh të madh ndërkombëtar. Ai ka luajtur për shumë ekipe si ato vendore Renova, Rabotniçki, Metalurgu, Makedonija Gj.P. dhe jashtë vendit me Zemun, Kamen Ingrad FCV Dender Besa e Kavajës dhe FC Astana. Gjithashtu ai ka bartur edhe fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë për gjenerata U-16, U-18 dhe U-21. / Portalb/fcshkupi/

Lajme të ngjashme

Back to top button