Aksioni antikanabis, asgjësohen 7 parcela

Policia e Shkodrës gjatë aksionit antikanabis në zonat e thella të këtij qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 7 parcelave të mbjella me nga 700-900 bimë kanabis sativa.

Parcelat u asgjësuan me anë të djegies, në fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës.

Aksioni i policisë i cili ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm do të vijojë gjatë gjithë ditës, transmeton shekulli.

Ndërkohë, policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni i policisë, vjen në kuadër të aksioneve të ndërmarra nga efektivët blu në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike të kultivuar në zona të thella të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button