Në një aksident automobilistik në Gostivar lëndohet rëndë një person

Në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në një fatkeqësi komunikacioni është lënduar rëndë 41 vjeçari GJ.P, nga Shkupi.

Sipas të dhënave të policisë së Tetovës, Kamioni i tipit “Mercedes” që drejtohej nga XH.K, është përplasur me veturën e tipit “Shkoda” të cilën e drejtonte GJ.P.

Në këtë aksident vetura është dëmtuar shumë dhe i lënduari është nxjerr nga vetura me ndihmën e zjarrfikësve. Pas ndihmës së parë mjekësore që ka marrë në Gostivar është dërguar në spitalin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button