Gruevski në takim me kryeministrin japonez, kërkon investime nga Japonia

Kryeministri Nikolla Gruevski, në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni, sot në Tokio do të takohet me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri, sot në Tokio do të organizojë edhe biznes forum, ku para biznesmenëve japonezë do të prezantohen kushtet për investim në Maqedoni.

Shefi i Qeverisë dje në takim me kryetarin e bordit të drejtorëve të Japan Reilvej Ist (JRI) kompani, Taceo Tamuta arriti marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe komunikacionit hekurudhor. Në fushën e bashkëpunimit në shëndetësi është dakorduar që mjekët e Maqedonisë dhe personeli mjekësor të qëndrojnë dhe të trajnohen në kuadër të spitalit JRI, ndërsa mjekët e spitalit JRI të qëndrojnë në Maqedoni dhe t’u transmetojnë njohuri kolegëve nga Maqedonia për zbatimin e metodave mjekësore të avancuara.

Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, për këtë qëllim, së shpejti do të precizohen të gjitha detajet rreth llojit të fushave mjekësore në të cilat do të ketë bashkëpunim. Në fushën e bashkëpunimit në komunikacionin hekurudhor është theksuar mundësia për ndihmën japoneze në zhvillimin e komunikacionit hekurudhor në Maqedoni, me theks në mundësitë për edukimin e personave të ndërmarrjeve apo institucioneve tona hekurudhore, apo nxënës dhe studentë nga fusha e komunikacionit hekurudhor, në shkollën për komunikacion hekurudhor të JRI e cila është shkolla më me renome në Japoni.

Kryetari i kompanisë Tamuta duke shprehur kënaqësi nga mundësia për realizimin e bashkëpunimit me Maqedoninë, tha se ky është fillimi i një bashkëpunimi të rritur dhe të thelluar midis Japonisë dhe Maqedonisë. “Shpresojmë se kontributi ynë mund t’i ndihmojë vendit tuaj në zhvillimin e ekonomisë.

Sa i përket fushës së mjekësisë kjo është mundësi që sa më shumë mjekë dhe personel mjekësor i vendit tuaj të na vizitojnë dhe të trajnohen këtu. Gjithashtu, në fushën e hekurudhës, nëse ka diçka me të cilën ne mund të ndihmojmë në drejtim të zhvillimit dhe mbështetjes së hekurudhës tuaj ne do të dëshironim të ndihmojmë me kënaqësinë”, deklaroi Tamuta.

Japan Reilvej Ist Kompani është kompani e cila merret me biznes në më shumë sfera, në mesin e të cilave edhe në komunikacionin hekurudhor dhe mjekësi, dhe e cila në nivel vjetor realizon të ardhura prej 28 miliardë dollarë, ndërsa fitim prej rreth 2 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button