Sot shqiptarët e kanë fjalën në Brazil

Sot evenimenti më i madh sportive, botërori i Brazilit, është i tëri i rezervuar për Shqiptarët. Zvicra e udhëhequr nga Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Dzemali, Granit Xhaka, Admir Mehmedi do të tentoi ta shkruajë historinë, përballë Argjentinës që udhëhiqet nga katër herë lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi.
Pas atij het-triku ndaj Hondurasit,Xherdan Shaqiri ka qenë temë e mediave të shumta botërore, i cili edhe po konsiderohet edhe rreziku më i madh për Argjentinasit.
“Zvicra ka një sulm të fuqishëm, ata kanë Shaqirin që ka goditje të forta dhe mund të shënoj në çdo moment”, deklaroi portieri i Argjentinës Romario në prag të kësaj sfide.
E në anën tjetër, mesfushori i Zvicrës Valon Behrami, ka kërkuar nga të gjithë bashklojtarët që të kenë kujdes nga Lionel Messi, pasi që atij i duhet vetëm një hapësirë e vogël për të të ndëshkuar.
“Ne duhet të jemi kompakt, të mos lejojmë hapësira. Messit nuk i duhet shumë për kohë dhe hapësirë për të shënuar”, deklaroi Behrami.
Ndeshja Zvicër – Argjentinë zhvillohet nga ora 18:00, dhe fituesi i këtij takimi do të kualifikohet për në çerekfinale.
Edhe në ndeshjen tjetër që është në orar sonte, Adanan Januzaj me Belgjikën e tij i pret një ndeshje tejet e vështirë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën drejtohen nga trajneri gjerman, Jurgen Klisman.
Ndeshja Belgjikë – SHBA, zhvillohet nga ora 22:00, dhe fituesi i këtij takimi, do të luaj në çerekfinale me me fituesin e takimit Zvicër – Argjentinë

Lajme të ngjashme

Back to top button