DITA 4: KOHA PËR NJË ANALIZË DITORE!
Kalojini 10-15 minutat e fundit të çdo dite Ramazani duke analizuar ditën tuaj. (Kjo mund të bëhet nëpërmjet mbajtjes mend, ose i formës së shkruar. Ne ju sugjerojmë të dytën).
Nëse dita juaj ishte produktive, pyeteni veten tuaj se çfarë shkoi mirë. Cilët ishin përbërësit që e bënë këtë ditë të suksesshme? Si mund ta përsërisim këtë eksperiencë çdo ditë? Mos harroni të falenderoni Allahun e Lartësuar për këtë bekim ndaj jush në këtë ditë të suksesshme.
Nëse dita juaj ishte jo produktive, pyeteni veten çfarë shkoi keq. Si mund ta shmangim një ditë të tillë nga përsëritja e mëtejshme gjatë Ramazanit? Kërkojini Allahut të Lartësuar t’jua lehtësojë gjendjen për të patur ditë produktive në vazhdim. Rishikoni qëllimet tuaja dhe bëhuni pozitiv; nëse do keni jetë, e nesërmja do të jetë më e mirë.
Duhet të jeni të qëndrueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e secilës ditë gjatë Ramazanit. Kështu që, në fundin e 10 ditëve, të jeni në majë të përjetimit shpirtëror, insha’Allah!
Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.