Defektet e femrave disa meshkujve u duken joshëse

Shumë defekte femërore meshkujve u duken shumë joshëse. Prandaj, femrat nuk do të duhej të insistonin në përsosmëri, por në realen, sepse mu ajo është që meshkujt i “ndez”.

Frika – Tingëllon qesharake, mirëpo pikërisht kur të mendoni më mirë, ka kuptim. Nuk është që meshkujt dëshirojnë që femrat të kenë në vete të ngulitur frikë të madhe nga diçka, mirëpo një dozë e vogël frike është imponuese për ta, u jep rastin që të tregojnë trimërinë e tyre dhe të bëhen heronj para tyre.

I dëshirojnë kur nuk janë të grimuara – Është fakt që shumica e meshkujve i kushtojnë kujdes asaj se sa kujdeset vajza për pamjen e vet. Mirëpo, atyre gjithsesi u janë joshëse femrat plotësisht të natyrshme – të veshura me tuta, të pakrehura, pa grim… Meshkujt konstatojnë që atyre ato gjëra u japin kuptim të caktuar se çfarë është pikërisht femra. Theksi është në natyralen, andaj, të dashura dama, mos ngurroni t’ua tregoni bukurinë tuaj natyrale.

Syzet – Mbase ju duket e çuditshme, mirëpo vajzat të cilat bartin syze meshkujve u duken shumë joshëse dhe shpesh janë pjesë e fantazive mashkullore.

Dëshirojnë të shikojnë derisa femra grimohet – Meshkujt mrekullohen duke shikuar femrën se si përdor grimin. Është për t’u habitur se sa me precizitet grimohen, madje secila vajzë ka stilin e vet unik të grimit. Prandaj, mos ngurroni që para tyre të përmirësoni grimin, me siguri do të mendoj se kjo gjë është joshëse.

Theksi – Flisni mu ashtu siç flisni zakonisht, dhe assesi ndryshe. Nuk është e rëndësishme se çfarë theksi apo bisede bëni, – jini të natyrshme. Kjo është ajo që meshkujt e konsiderojnë atraktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button