fbpx

Konkurset për funksionet publike “farsë” e klaneve politike

Konkursi për shprehje të interesit nuk është obligim ligjor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por sipas Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si propozues i bartësve të funksioneve publike, nevojitet të shpallet me qëllim për të dhënë mundësi për sa më shumë njerëz të aftë.

Sa mund të konsiderohet kjo mundësi për kuadrot e kualifikuar që duan të jenë pjesë e një konkurrence të lirë.

Portalb, sjell reagimin e disa kuadrove të profileve të ndryshëm të cilët aspak nuk besojnë në këtë zemërgjerësi që tregon Parlamenti edhe pse nuk e ka obligim ligjorë për të shpallur konkurs për funksionet publike.

Gajur Imeri një jurist i diplomuar, thotë për Portalb, se konkurset që shpallen nga qeveria dhe Kuvendi, i ngjajnë lotarive të manipuluara.

“Disa herë kamë besuar në sinqeritetin e këtyre konkurseve duke plotësuar të gjitha kërkesat për të konkurruar, por kjo ishte vetëm një farsë për të treguar se janë të hapur si institucione”. thotë Gajur Imeri.

Ai thotë se tani më nuk ka interesim për konkurse të tilla, sepse gjithçka është e orkestruar para së të shpallën. “Ata që nuk kanë lidhje partiake as që mund të pretendojnë në pranimin për funksione të tilla publike”, thotë Gajuri”.

Partia shqiptare në pushtet ka qenë shfrytëzuesi më i madh i caktimit të anëtarëve të saj nëpër komisione të ndryshme, duke i bërë konkurset e shpallura vetëm sa për “sy e faqe”.

Nga BDI, mohojnë një gjë të tillë, ndërkohë që funksionarë dhe anëtarë të strukturave partiake, krahas vendeve të tyre të punës figurojnë edhe nëpër komisione të ndryshme.

Kuvendi i Maqedonisë konfirmon lobimet e fuqishme partiake për marrjen e funksioneve publike nga persona të caktuar.

“Çdo përpjekje për të lobuar personalisht dhe ndërhyrja nga kandidatët do të konsiderohet si dobësi dhe mosbesimit në kapacitetet personale dhe do të ndikojë negativisht në formimin e notës finale për kandidatin.”, thuhet në kumtesën e Kuvendit që ka të bëjë me konkurset e shpallura.

Janë të paktë ata që dëshirojnë të provojnë fatin në konkurset qeveritare dhe ato të Kuvendit.

Urim Aliu një ekonomist i diplomuar, thotë se me gjithë interesin e madh për të pasur një vend pune, nuk do të  të provojë të konkurrojë në konkurse të tilla.

“Funksionet publike që pretendohen se plotësohen nëpërmjet konkurseve publike, janë një gënjeshtër që fatkeqësisht po merr formën e manipulimit institucional. Të gjithë e dimë se njerëz të strukturave partiake mbajnë pozicionet e tyre edhe nëpër komisione të ndryshme me vite të tëra edhe pse kryejnë funksione të caktuara  apo të paktën kanë nga një punë të rregullt”, thotë Urim Aliu.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close