Algjeria nuk pati fat, kualifikohet Gjermania

Kombëtarja gjermane ka arritur me shumë vështirësi të kualifikohet në çerekfinale të kampionatit botëror.

Gjermanët mposhtën Algjerinë me rezultat 2-1, ndërsa golat e kësaj ndeshje u shënua në kohën e vazhdimeve, pasi që koha e rregullt përfundoi me barazim pa gola.

Në këtë ndeshje algjerianët si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën u treguan të matur dhe krijuan shumë raste për shënim por nuk ishte nata e tyre.

Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve, diku në minutën e 92’ gjermanët e arritën golin me anë të Andrea Schurrles.

Për të dyfishuar rezultatin Gjermania relizoi përsëri me anë të Mesut Ozil në minutën e 119.

Kah fundi i ndeshjes kur edhe pritej që të përfundoj kjo ndeshje edhe Alegjeria arriti të shënoj për ta ngushtuar epërsinë me anë të Abdelmoumene Djabou.

Pas kësaj fitore Gjermania në çerekfinale do të takohet me kombëtaren e Francës. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button