Barroso në Shqipëri: Luftojeni krimin e organizuar dhe korrupsionin

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, iu ka kërkuar politikanëve në Shqipëri që të lënë anash dallimet dhe të fokusohen në reforma që kërkohen për kandidaturën e vendit për në BE.

Vizita e Barrosos në Tiranë është bërë pas dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit konsiderohet si një hap i madh i rrugës së gjatë dhe të pasigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, raporton Associated Press.

Gjatë fjalimit që ka mbajtur në Parlamentin shqiptar, Barroso ka kërkuar nga qeveria socialiste shqiptare dhe nga Partia Demokratike e opozitës që të fokusohen në kushtet e vëna të BE-së për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai gjithashtu ka kërkuar që drejtësia dhe administrata publike shqiptare të arrijnë standardet evropiane.

Barroso, gjithmonë sipas AP-së, e ka paralajmëruar Shqipërinë që ekonomia e saj mbetët e “ndjeshme” dhe ka thënë se duhen reforma strukturore për të siguruar rritje afatgjate.

Lajme të ngjashme

Back to top button