FFK: Suarez nuk mund të luajë në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ndërmjet një komunikate zyrtare ka konfrimuar se Hajvalia nuk ka të drejtë ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez.

Hajvalia i kishte ofruar uruguajanit një pagë mujore prej 1500 euro, por pavarsisht se FFK-ja nuk ësht e njohur nga FIFA, Suarez nuk mund të luajë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

”Duke u bazuar në rregullat e FIFA-së dhe në bazë të sistemit TMS të transferimeve, Suarez nuk ka të drejtë të transferohet këtu”, tha zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha për Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button