Suarez i kërkon falje, ja si i përgjigjet Chiellini

Sulmuesi i Uruguajit, Luis Suarez nëpërmjet rrjetit social ka kërkuar falje ndaj mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini i cili u tregua fair-play duke e pranuar këtë nga uruguajani.

”Pas disa ditëve me familjen time kam rikthyer qetësinë time dhe kam reflektuar rreth incidentit që ndodhi ndaj Italisë më 24 qershor 2014”, fillon shkrimi i antarit të Liverpool i cili më pas shkruan edhe tri pikat kryesore:

1.Më vije thellësisht keqardhje për atë që ka ndodhur
2.Unë kërkoj falje Chiellinit, por edhe gjithë futbollit.
3.Unë i premtoj publikut se nuk do ndodhë më një incident si ky.

I shpejt ishte reagimi i mbrojtësit të Juve që në Twitter shkroi: ”E harruar tanimë. Shpresoj se FIFA do zvogëloj suspendimin tënd”.

Lajme të ngjashme

Back to top button