Presidenti i Uruguait: FIFA, saksione fashiste ndaj Suarez (Video)

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica ka sulmuar ashpër FIFA-n me fjalë që nuk i shkojnë aspak përshtat një kreu shteti.

Eliminimi i Uruguait në 1/8 e Kupës së Botës, vazhdon të djegë shumë në vendin amerikano-jugor, ku largimin e parakohshëm nga Brazili ia faturojnë pezullimit i të Luis Suarez, transmeton Supersport.

“FIFA është një bandë e vjetër këlyshësh. Ishte e drejtë që Suarez të ndëshkohej, por jo të aplikonin sanksione fashiste”.

Sulmuesi i Liverpool-it u pezullua 9 ndeshje me kombëtaren dhe katër muaj në të gjitha aktivitetet në rang klubesh për shkak të kafshimit të Giorgio Chiellinit në sfidën e fundit në Grup me Italinë, ku formacioni i Oscar Tabaarez mori një kualifikim historik duke nxjerë jashtë kompeticionit katër herë fituesit e Kupës së Botës.

Mungesa e 27-vjeçarit u ndje shumë në fazën e 1/8, ku Uruguaj u mposht pastër 2-0 nga Kolumbia.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O torollak ,Ai duhet te suspendohet per tane jeten prej futbollit. Ai eshte i semure psiqik.

Back to top button