Obama kërkon zgjidhje emergjente për emigrantët

Presidenti Barack Obama kërkon një zgjidhje emergjente të situatës, e cila është shkaktuar nga mbipopullimi i emigrantëve të paligjshëm në SHBA. 

Në një plan të detajuar për zgjidhjen e kësaj çështje, shefi i Shtëpisë së Bardhë do t’i kërkojë Kongresit një shumë prej 2 miliardë dollarësh.

Ndërkaq Obama i kërkoi Departamentit të Sigurisë Kombëtare përshpejtimin e procedurave për dëbimin e fëmijëve që kanë udhëtuar pa prindërit e tyre dhe tha se dënime më të ashpra i presin ata që trafikojnë fëmijët përtej kufirit. Shtëpia e Bardhë e cilëson këtë si një “situatë urgjente humanitare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button