Kur J.Lopez humb kilogramë

Së fundmi në daljet e saj publike rrëfeu se ka humbur 5 kilogram me anë të një dietë strikte vegjetane dhe seancave të gjata të kërcimit. 

Dhe Jennifer Lopez ndjehet krenare me ndryshimin në linjat e saj, aq sa nuk ngurroi t’i shfaqë ato në koncertin “iHeart Radio Pool Party” në një nga plazhet e Majemit.

 

J.Lopez
J.Lopez


Këngëtarja 44-vjeçare habiti të gjithë kur fillimisht u shfaq në skenë me një xhaketë të lehtë të hedhur mbi shpatulla, por nuk zhgënjeu dhe shpejt e flaku tutje atë duke nxjerrë në pah linjat e saj, ndërsa në daljen tjetër kishte zgjedhur një veshje më sportive dhe kazuale, një palë tuta të ngushta e një bluzë të hedhur me mbishkrimin “Love”.

Së fundmi nga mediat rozë përflitet për një romancë të re të këngëtares portorikane me Maxim Chmerkovsky, një tjetër balerin, pas ndarjes nga Casper Smart.

Si ai ashtu edhe ajo kanë mohuar që mes tyre ka më shumë se sa një shoqëri me interes të përbashkët kërcimin. Por në pamjet e shpërndara nga TMZ, Jennifer Lopez dhe balerini Maxim Chmerkovskiy duken më shumë se kaq. Ata janë fotografuar javën e shkuar në një lokal nate në Konektikat në Shtetet e Bashkuara pas një koncerti të 44-vjeçares.

Në një intervistë televizive këngëtarja portorikane e pyetur nëse kishte dobësi kërcimtarët u përgjigj:

“Kërcimtarët janë më të mirë në shtrat se sa aktorët”, ndoshta duke thumbuar Ben Affleck, aktorin me të cilin ka patur një lidhje nga nëntori i 2002 deri në janar të 2004-ës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button