Egjipti ndalon ligjeratat fetare qe flasin per besimin dhe moralin

Zyrtari i lartë i Egjiptit i ngarkuar me çështjet fetare, Mohammed Mokhtar Gomaa, njoftoi se regjimi aktual në Egjipt do të kufizojë predikimet fetare gjatë Ramazanit, në temat që lidhen me besimin dhe moralin.

Gomaa tha se vendimi bëhet “për të bashkuar njerëz, e jo për ti ndarë ata.” Ai tha se në të kaluarën, kur vendi drejtohej nga Muhammed Mursi, njerëzit ishin “më të politizuar”.

Pas rrëzimit të presidentit legjitim Mohammed Morsi, shteti kontrollon me grusht të hekurt çdo fjalim fetar. Në muajt e fundit, Egjipti e ka ndaluar nga aktiviteti Vëllazërinë Myslimane, prej nga vjen edhe Mursi, dhe miratoi një ligj të ri që ndalon protestat.

Bilanci i viktimave nga grusht shteti ende nuk eshte i ditur per shkak te kontrollit te medieve dhe organizatave joqeveritare. Mbi 10.000 njerez mbahen ne burgje pa ndonje akuze ndaj tyre, ndersa qindra te tjere jane denuar me vdekje, shume nga ta figura te larta te Vellazerise Myslimane. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button