Rryma shtrenjtohet për 3.5 për qind

Prej nesër do të shtrenjtohet energjia elektrike. Çmimi i ri do të jetë më i lartë për 3.5 për qind. Komisioni Rregullator i Energjetikës e mori këtë vendim pas llogaritjeve të bëra në bazë të kërkesave të tre kompanive energjetike. Çmime më të larta kërkuan edhe kompanitë shtetërore ELEM dhe MEPSO si dhe kompania private EVN, që arsyetuan me rritjen e shpenzimeve dhe të investimeve.
“1.54 “Rritja e tarifave përfundimtare do të jetë për 3.47%. Prej kësaj: 1.52% për kompaninë ELEM, 0.66% për MEPSO-n dhe 1.29% për EVN – Maqedoni”, deklaroi Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Megjithatë, me çmimin e ri të rrymës nuk janë të kënaqur ELEM-i, MEPSO, dhe EVN. Nga EVN shpjegojnë se me çmimin e ri do të detyrohen që ti rishqyrtojnë investimet e paralajmëruara, duke pasur parasysh se rritja e çmimit prej 1.29%, që atyre iu është lejuar, si dhe pjesa e rritjes së përgjithshme të çmimit, nuk do të mjaftojnë që të realizohen të gjitha investimet e planifikuara. Lidhur me këtë nga EVN thonë se tashmë e kanë njoftuar Komisionin Rregullator të Energjetikës. Ndërkaq, prej atje, thonë se ata në mënyrë plotësuese gjatë ditës do ti shqyrtojnë edhe njëherë vërejtjet e të gjitha tre kompanive energjetike.

“I shqyrtuam kërkesat e tyre dhe në seancën e sotme përgatitore i diskutuam dhe dëgjuam vërejtjet e tyre. E thamë projekt-vendimin tonë, nga i cili, thjeshtë kompanitë nuk janë të kënaqura. Por, qëndrimin tonë do ta shqyrtojmë edhe njëherë deri në fund të ditës, kur do të mbahet mbledhja kryesore. Dhe do ti shikojmë edhe vërejtjet plotësuese që i dhanë kompanitë energjetike në seancën e sotme”, shtoi Petrov.
Për kreun e komisionit rregullator për energjetikë, Dimitar Petrov, ky ishte vendimi i fundit në mandatin e tij të parë. Por ai njoftoi se do të aplikojë edhe për një mandat të dytë në Komision, për çka afati i fundit skadon sot. Gjatë mandatit të Petrovit kishte disa rritje të çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa vitin e kaluar kishte edhe ulje të çmimit

Lajme të ngjashme

Back to top button