fbpx

Shitësit konfirmojnë shtrenjtimin e bukës

Grupet e karteleve diktojnë çmimet e bukës. Ky është qëndrimi i një pjese të mullisëve pas shtrenjtimit të fundit të bukës. Një pjesë e furrave formuan çmimin e ri të bukës, kurse një pjesë po e kthyjnë çmimin e mëparshëm për shkak të rënies së shitjes. Një pjesë tjetër thonë se nuk ka bazë për bukë më të shtrenjtë sepse nuk ka rritje të çmimit të grurit ose të miellit. Derisa mullisët nuk arrijnë marrëveshje po pësojnë tregtarët. Ata thonë se qytetarët janë të hidhëruar që produkti kryesorë u është shtrenjtuar prej 1 deri më 5 denarë, varësisht nga firma. Një pjesë e kompanive tashmë po shënojnë rënie në shitjen e bukës, transmeton Alsat M.

“Tek unë tre firma me të cilat punoj, si Zhito Luks, Zhito Integral dhe Furra Dime, të gjithë e shtrenjtuan bukës. Ka zvogëlim të konsumit të bukës. A thua për shkak të ramazanit apo për shkak të shtrenjtimit  vërtetë nuk e di”, deklaroi Murat Zulfiqari, shitës.

Qytetarët thonë se situata e këtillë kaotike po u shkakton problem. Për të blerë bukë më të lirë ata bredhin lagjes. Ata që kanë më shumë anëtarë në familje, të hidhëruar pyesin, si do e kalojnë muajin.

Sipas statistikës, kompanitë më të mëdha kanë më pak shtrenjtime të bukës, kurse kompanitë më të vogla, shtrenjtime më të mëdha.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close