fbpx

Avokatët: Do të ankohemi për vendimin e gjykatës

Avokatët e të dënuarve me burgim të përjetshëm në rastin ‘Monstra’ do të ankohen për vendimin e Gjykatës.

“Është një vendim që nuk mund të komentohet. Tregon dhe argumenton se pavarësia e gjykatave është shumë larg. Mendoj se duhet të kalojë shumë koha, që gjykata të jetë e pavarur.

Do të ankohemi, patjetër, dhe mendoj se do të kemi sukses”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

“Unë nuk mund të jem i kënaqur, kur për asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk kishte një dëshmi të fortë që dëshmonte fajësinë e të akuzuarve, të shpallur sot fajtorë”, tha nga ana tjetër, Mitko Sollakov, Avokat i Sejdi Rami.

Të dënuarit për rastin “Monstra” u arrestuan më 1 maj të vitit 2012, ndërsa gjykimi kundër tyre filloi më 20 dhjetor.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close