Deschamps: Nuk do ta kemi të thjeshtë

Franca dhe Nigeria do të përballen sonte në orën 18:00, në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Deschampas thotë se është i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në fazën e grupeve, por ai kërkon që forma e mirë e ‘gjelave’ të vazhdojë edhe në sfidat e radhës.
“Përballë Nigerisë nuk do ta kemi të thjeshtë. I sigurt është fakti se ata do të na hapin shumë probleme pasi kanë në skuadër sulmues shumë të shpejtë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment”, ka thënë Deschamps.
Ai beson se Franca ka potencial që të kalojë me sukses pengesën e quajtur Nigeria.

Lajme të ngjashme

Back to top button