Mehmedi: Do të luajmë pa presion

Sulmuesi gostivaras i kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, është shprehur optimist para ndeshjes historike që kombëtarja që përfaqëson ai do ta zhvilloj me Argjentinën e Lionel Messit.

Zvicrën të martën e pret një përballje e vështirë me Argjentinën në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së botërorit, ndërsa për Mehmedin fitorja e këtij takimi do të shkaktonte jehonë në gjithë botën.

“Do të luajmë pa presion, presionin e kishim në ndeshjen ndaj Hondurasit, pasi që na nevojitej patjetër fitorja. Të gjithë jemi në pritje të kësaj ndeshje të madhe, unë shoh çdo ditë video të Lionel Messit, nëse e fitojmë këtë ndeshje do të shkaktohej jehonë e madhe në gjithë botën”, deklaroi Mehmedi.

Mehmedi ia ka dalë ta shënoj një gol në këtë botëror në ndeshjen ndaj Ekuadorit, ku barazoi rezultatin pas inkuadrimit në lojë. Në fund Zvicra e pati fituar atë takim me rezultat 2:1.Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri

Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri

 

Lajme të ngjashme

Back to top button