Radika po shndërrohet në shkretëtirë, gypat e gjërë dërgojnë ujin në Mavrovë

Adhuruesit e natyrës, përgjatë rrjedhës së lumit Radikë, në një pjesë të rrjedhës së saj, janë dëshmitarë të një lumi të tharë që nuk ka uji as sa një përockë, për ti lagur gurëzit e lumit.

Pamja e Radikës është për keqardhje të “Fusha e Llukovës”, në parkun nacional “Mavrova”, ku qeveria planifikon të ndërtojë projektin e kontestuar të akumulimit të ujit.

Qytetarët dibranë, thonë se shterimi i Radikës ka filluar prej kohe. Për ta kjo është shqetësuese se me gjithë bujën e madhe që bënë shqiptarët projekti “Fusha e Lukovës”, dalëngadalë po e shndërron Radikën në shkretëtirë.
Eugen Arifi, i pasionuar pas bukurive të shtratit të lumit Radikë, thotë për Portalb se pikërisht në vendin ku është planifikuar të bëhet akumulimi i ujit, për projektin qeveritarë “Fusha e Llukovës”, Radika ka mbetur e shterur sepse nëpërmjet gypave uji në sasira të mëdha devijohet nga lumi.

Një i apasionuar tjetër, gazetari udhëpërshkruesi Nikolla Pisarev, thotë se gypat marrin gjithë ujin e Radikës dhe e dërgojnë në liqenin e Mavrovës.

“Ideja e projektit energjetik shtetërorë, parasheh që teprica e ujit të mos lëshohet në Radikë por në Liqenin e Mavrovës, ndërsa lumi Radikë lihet që të vdes dhe shndërrohet në kolektor të kanalizimeve të fshatrave”, shkruan Nikolla Pisarev.

Lajme të ngjashme

Back to top button