Dafina i përgjigjet zonjës Meri

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë, Dafina Zeqiri, nuk ka hezituar që t’i përgjigjet astrologes së njohur si zonja Meri, e cila e ka parashikuar fatin e saj në emisionin Prive.

Ndonëse zonja Meri kishte thënë që Dafinës mund t’i dalë fati që në moshën 26 vjeçare të martohet, këngëtarja e njohur Zeqiri nuk beson në një gjë të tillë. Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ka lënë një koment, ku astrologes i është drejtuar me shumë mirësjellje.

“Zonja Meri, Të Dua… Por nuk e di a do martohem në moshën 26 vjeçare”. Kishte shkruar Dafy, e cila tani për tani duket se është ‘single’. Sidoqoftë Dafina sa i përket karrierës së saj, çdo ditë e më shumë po i ngjitet majave, derisa nëpër rrjete sociale mund të shohim se ajo është vazhdimisht e angazhuar nëpër koncerte.

Lajme të ngjashme

Back to top button