Autostrada Prishtinë – Han i Elezit mori dritën jeshile

Ashtu siç pritej, Qeveria e Kosovës miratoi sot Propozimin e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Kompania e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti, më të madhit të infrastrukturës në Kosovës në objektivat e Qeverisë në largim, është po ajo që ka ndërtuar Rrugën e Kombit “Ibrahim Rugova”, pra “Bechtel Enka”, një projekt që planifikohet të kushtojë reth 600 milionë euro.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar rekomandimin e Propozimin e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë se jemi në përfundim të të gjithë procesit dhe afër nënshkrimi të kontratës për një projekt që, siç ka thënë, është punuar më shumë përkujdes dhe përkushtim. Sipas tij kompania fituese “Bectel enka” ka qenë kompania më serioze, ndërsa ka shtuar se edhe draft-kontrata është hartuar dhe në ditët në vijim do bëhet edhe nënshkrimi i saj. Njohësit e ligjeve pohojnë se asnjë dispozitë nuk e kufizon Qeverinë të miratojë një kësi vendimi, pavarësisht se është në largim, transmeton KTV.

E kryeministri Thaçi ka shkruar në facebook: “Qeveria sapo e aprovoi rekomandimin për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Vazhdojmë me Misionin e Ri, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button