Xhaferi: Modeli danez për regjistrimin e popullsisë

Modeli danez do të ishte i kapshëm për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi duke shtuar se nuk duhet të insistohet në sistem të ndërlikuar të regjistrimit.

Xhaferi thotë se partia nuk ka qëndrim për regjistrimin administrativ që është paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, por sipas tij, mënyra e këtillë e marrjes së të dhënave statistikore për qytetarët mund të jetë e suksesshëm vetëm nëse nuk komplikohet me më shumë pyetje.

Ai pohon se me partnerin qeveritarë ende nuk kanë biseduar për operacionin statistikorë prej kohës kur është ndërprerë regjistrimi në vitin 2011. “Benefite nga regjistrimi administrativ do të ishte ajo që do të zvogëloheshin shanset të politizohet e gjithë kjo, posaçërisht që në Maqedoni jeton një strukturë e ndryshme etnike.

Sipas meje, i mirë është modeli danez i regjistrimit, ku nëpërmjet sistemit elektronik evidentohen të lindurit, të vdekurit…Mendoj se nuk duhet të insistojmë për sistem të ndërlikuar, me të cilin për shembull, do të evidentohej hyrja ose dalja nga shteti, sepse në atë mënyrë do të komplikohet e gjithë procedura”, ka thënë për “Dnevnik”, zv/kryeministri Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button