Familjarët: I dënuan fëmijët tanë për të fshehur krimin që kanë bërë vet

Fmiljarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehin paknaqësinë dhe revoltën e tyre ndaj vendimit të sotëm të gjykatës për burgimin e përjetshëm të gjashtë të akuzuarve, të afërm të tyre.

Për Portalb ata deklarojnë se ky rast është i montuar dhe se është pritur vendimi i këtillë.

“U realizua një projekt i konstruktuar shumë më herët. Ata vet i vranë fëmijët e tyre për të na akuzuar e dënuar neve. Atë që e liruan e liruan vetëm që të thonë kinse kanë gjykuar drejtë dhe se nuk kanë akuzuar pa prova”, tha Bedri Ajdari, i cili e ka vëlla të akuzuarin Fejzi Aziri dhe nip të akuzuarit Alil Demiri dhe Haki Aziri.

Kohë m parë ata thanë  se as vetë gjykatësi nuk e di vendimin, sepse gjykatat dirigjohen nga tjetërkush.

“Nëse gjykimi do të ishte i drejtë, familjarët e mi do të liroheshin sepse nuk ka asnjë provë asnjë dëshmi në të cilën ata paraqiten si vrasës apo terrorist. Mirëpo fatkeqësisht te ne gjykatat dirigjohen dhe mund të ndodh edhe që t’i shpallin fajtorë”, tha Ajdari.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë do të ndodh, ata do të ankohen dhe do të marrin gjitha masat e lejuara me ligj në një shtet demokratik për të kërkuar drejtësi për familjarët e tij.
“Nëse ndodh që akuzohen dhe shpallen fajtorë, ne nuk do të rimë duarkryq, por do të shkojmë deri në fund. Do i ndërmarrim gjitha masat të cilat i lejohen qytetarëve dhe banorëve të shprehin pakënaqësinë e tyre” shtoi Ajdari.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button