Hapet konkursi plotësues për funksione publike që janë nën kompetencat e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve e plotësoi konkursin për angazhimin e personave për disa funksione publike që janë nën kompetencë të tyre.

Me konkursin e ri kërkohen kandidatë kompetente dhe me motivim të lartë për pozita si sekretari i përgjithshëm i Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit, shtatë anëtarë të Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe sekretar i përgjithshëm i Komisionit për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënie pune në shkallë të dytë.Plotësim të konkursit ka edhe lidhur me dorëzimin e certifikatave për testin e dhënë psikologjik dhe testit për integritet për vendet në Drejtorinë për Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisionit për zgjidhjen e ankesave nga fusha e energjetikës, Komisioni për Mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe në Komisionin për ankesa rreth furnizimeve publike.
Konkursi i parë u publikua më 23 të këtij muaji dhe ai kishte të bëjë me rreth 35 zyrtarë publik, kryesisht kryetarët dhe anëtarë në këshillat drejtuese në agjenci dhe anëtarë të komisioneve.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 20 të muajit të ardhshëm. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesë një kërkesë në Parlament ku do të theksohet funksioni publik për ku aplikon, biografia personale jo më shumë se pesë faqe, dokumenteve që dëshmojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara në konkurs dhe vërtetime për njohjen e gjuhëve të huaja. Nga kandidatët kërkohet të kenë disa vite përvojë dhe arsimim përkatës dhe ti përmbushin kërkesat ligjore për pozitën për të cilën ata aplikojnë. Mundësi për të aplikuar kanë të gjithë kandidatët të cilët arsimimin e tyre e kanë marrë në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe jashtë vendit.

“Të gjithë konkurruesit kanë gjasa të barabarta që të pranohen në bazë të aftësive të tyre, arsimimit, përvojës dhe kapacitetit personal, ça dallim të përkatësisë gjinore, fetare, partiake dhe kombëtare, gjendja e pronës dhe rrethanave të tjera personale. Do të angazhohen personat më të aftë dhe më përkatës për funksion publik për të cilat aplikohet. Të gjithë kandidatët të paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për funksion për të cilën ata aplikojnë do të intervistohen dhe të dhënat dhe rekomandimet e tyre do të kontrollohen”, theksohet në shpallje.

Lajme të ngjashme

Back to top button