Qytetarët i pret vera e nxehtë e rritjes së çmimeve

Valën e rritjes së çmimeve e paralajmëron kërkesa e tre kompanive energjetike ELEM, EVN dhe MEPSO, për rritjen e energjisë elektrike për shkak të shtimit të harxhimeve të këtyre kompanive.

Sipas informacioneve nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, sot do të dihet nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Ky komision ka kërkuar nga kompanitë energjetike më shumë hollësi për harxhimet e tyre. Përkundër kësaj pritet` çmim më të lartë për energjinë elektrike. prej 3.5 për qind.

Sot pritet edhe çmime të reja për derivatet e naftës të cilët Komisioni Rregullator i Energjetikës i publikon çdo dy javë. Para një jave pati rritje të çmimit të gazit prej 3.58 për qind.

Nga nesër akcizat për cigaret do të rriten për 0.15 për qind me çka pritet edhe çmim më të lartë të cigareve, për arsye se akcizat dhe tatimi përfshin 75 për qind në çmimin e cigareve.

Qytetarët mund të presin edhe rritje të çmimeve të produkteve tjera. Presion ndaj rritjes së çmimeve do të bëjnë edhe ndodhitë në vendet tjera nga ku importohet kryesisht artikuj ushqimorë.

Në gjithë këtë situatë të rritjes së çmimeve tërhoqi vërejtjen edhe “Banka Popullore e Maqedonisë, në raportin e saj të qershorit ku thuhet se mund të ketë presion për rritjen e çmimeve si pasojë e uljes së ofertës nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Back to top button