Gjermanët kërkojnë hakmarrje ndaj afrikanëve

Gjermania apo Algjeria? Përballja e Porto Alegres në letër duket e thjeshtë për pancerat, por e thjeshtë duhet të ishte dhe në 1982, kur kampionët e Europës në fuqi, u mundën 2:1 nga një skuadër afrikane e panjohur deri më parë në skenën e madhe të futbollit botëror. Rreth atij takimi vërtitet dhe sfida e 32 viteve më vonë, me gjermanët që nuk kanë harruar ende humbjen, e algjerianët që nuk kanë kapërdirë ende “paktin” e tre herë kampionëve të Botës me austriakët, me stadiumin e Gijonit që i tëri në këmbë e etiketonte si turp sfidën mes dy përfaqësueseve europiane.

Dhe këtë herë dikush duhet të dalë jashtë, vetëm se këtë herë drejtësia do të vendoset duke parë dy skuadra në fushën e lojës. Algjeria shkroi historinë e futbollit të saj, kur siguroi falë barazimit 1:1 me Rusinë për herë të parë një kualifikimin për në fazën e 1/8. Në letër algjerianët nuk janë të favorizuar por në statistika po, sepse kanë fituar në dy përballje me gjermanët, dhe golavarazhi flet dukshëm në favor të tyre 4:1.

Algjerianët mundë të befasojnë
Algjerianët mundë të befasojnë

Shumë e konsiderojnë si përballjen më pak të ekuilibruar, por nëse Gjermania ka qenë e frikshme në fazën e sulmit nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtjen, ku sidomos Hoëedes ka treguar se në në krah është “mish i huaj” dhe pozicioni i tij i vërtetë është në qendër. Dyshimi më i madh lidhet me aktivizimin ose jot ë Podolskit për Joachim Loew, ndërsa në balotazh janë dhe Khedira e Schëeinsteiger dhe pse ky i fundit ka më shumë gjasa të zbresë në fushë nga minuta e parë. Algjeria nga ana e saj ka treguar se është një skuadër, e cila di të përballojë sulmet kundërshtare përpara se të kundërsulmojë, por deri tani kjo metodë ka rezultuar e suksesshme me skuadra si Korea e Jugut dhe Rusia, dhe krahasuar me to, Gjermania është e një tjetër niveli. Por ky botëror deri tani ka treguar se është Botërori i surprizave dhe askush nuk mund t’ja heqi algjerinaëve të drejtën deri në përfundim të 90 minutave për të ëndërruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button