Agjërueshëm edhe në temperaturë 1600 gradë celsius

Tani kur jemi në stinën e verës dhe kur temperaturat në vendet tona arrijnë të kalojnë edhe 30 gradë celsius, ndodh që ndonjë herë të jetë pak sa e lodhur dita, por nëse edhe jemi agjërueshëm, atëherë mundë të ndodhë që pak sa të na vështirësohet dita, nëse jemi të obliguar të jemi në diell.

Por ja që disa punëtorë turq, ndonëse përballën me temperatura edhe më të larta se ato që i përjetojmë ne, mirëpo ata kanë vendosur që të mos heqin dorë nga agjërimi.

Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve në një fabrikë të çelikut “Kardemir”, në qytetin e Karabuk – Turqi, fabrikë e cila ka rreth 4000 punëtorë, kanë vendosur që të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, përkundër temperaturave të larta me të cilat ata ballafaqohen.

“Jemi duke agjëruar edhe pse ballafaqohemi me temperatura të larta. Po mundohemi që kjo të mos ndikojë edhe në punën tonë. Nuk mund ta mohojmë, na shkon shpesh mendja për ujë”, ka thënë njëri ndër punëtorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button