Një i vdekur dhe një i lënduar në vendkalimin në “Bogorodicë”

Një grua ka vdekur, ndërsa burri i saj është lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që sot ka ndodhur në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, bën të ditur policia.

Automobili “Tojota  avensis” me targa belge prej shkaqeve të panjohura deri më tani është ndeshur me një kamion. Policia e trafikut për shkak të hetimeve të filluara në vendin e ngjarjes ka mbyllur një pjesë të rrugës.


Aksident i rëndë komunikacioni, ku ka edhe viktima ka ndodhur sot në mëngjes para vendkalimit kufitar Bogorodicë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë.

Sipas informatave paraprake nga SPB Strumicë, aksidenti i komunikacionit është paraqitur në orën 7 e 40 minuta, ndërsa në të ka marrë pjesë një automobil me targa të huaja.

Policia kryen ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa trafiku është riorientuar nëpër rrugën e vjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button