DITA 3: A JENI I ZËNË, AKOMA JO PRODUKTIV?

Kur mendojmë rreth “njerëzve jo produktiv” gjatë Ramazanit,​ na shkon mendja te ata njerëz që har​xhojnë kohë​ duke qëndruar gjithë natën para televi​zorit dhe duke fjetur​ gjithë ditën deri në Ikindi (ose disa​ herë deri afër Akshamit)!​

Është një tjetër grup personash jo produktiv gjatë Ramazanit.

Ata janë “maniatët e punës” – këto mezi gjejnë ko​ hë për të adhuruar Allahun e Lartësuar gjatë Ramazanit sepse​ janë shumë të zënë me
jetën, punën, familjen dhe gjithçka​ që ata janë të përfshirë. Nuk kanë kohë për të le​xuar Kur’an, mezi japim për bamirësi dhe falja e teravive nuk ka ndonjë rëndësi të madhe!

Mund të thoni që, “Nuk është aq keq – të pak​tën janë produktivë”, por a janë ato në të vërtetë? A janë​ duke e humbur Ramazanin e tyre? Më qartë​sisht, nëse ata vdesin sot, do të përfitojnë ata nga koha​ e tyre e “zënë” apo do të jetë humbje?

Duhet të jemi të kujdesshëm nga lloji i dytë i sjelljes jo produktive. Ai ndikon te të gjithë ne, ve​çanërisht te ata me axhenda të ngingarkuara.

Rama​zani mund të largohet prej nesh nëpërmjet stilit të ngarkuar​ të jetës sonë dhe ne pendohemi ditën e fundit​ të Ramazanit. Kështu që, le të mos bëhemi pishman​ këtë vit!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button