Kosta Rika nuk hanë sallat greke, vazhdon tutje

Në kuadër të 1/16 në Kampionatin Botëror në Futboll ‘Brazili 2014’ u takuan fituesi i Grupit D Kosta Rika dhe e dyta e Grupit E Greqia , ku takimi i rregullt përfundoi 1:1 , rezultat ky i cili i detyroi këto dy kombëtare të shkojnë në vazhdime dhe pastaj në penallti, me ç’rast fituesi u përcaktua përmes penaltive ku fitues doli Kosta Rika 5:3 me penalti .
Takimi për gjatë tërë ndeshjes ishte takimi i barabartë dhe për asnjë moment nuk dihej se cila skuadër do të del ngadhënjimtare , ishte minuta e 52 e ndeshjes kur Kosta Rika kaloi në epërsi 1:0 me anë të Bryan Ruiz, Kosta Rika mbeti pa një lojtar nga minuta e 66-të e takimi ku pas një ndërhyrje të palejushme u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj të kuqin Oscar Duarte, rezultatin e barazoi në minutën e fundit të takimit për Greqinë 1:1 Sokratis Papastathopoulos.
Kostarika do të luan në çerekfinale kundër Holandës me 4 korrik

Lajme të ngjashme

Back to top button