Tulipanët nëpër “therra” e kaluan Meksikën

Holanda, ashtu sikurse është pritur por me shumë vështirësi e ka mundur Meksikën, edhe atë vetëm në kohën shtesë, kur nga penaltia fitoren e tulipanëve ua solli Huntellar..

Pas një pjese të parë, ku gjithçka mbeti nën hijen e temperaturave të nxehta që po mbahen në Brazil, patëm një ndeshje të barabartë.

Holanda bëri rikthim sensacional të rezultatit. Ashtu si di Holanda, një superfuqie futbolli. Holanda shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Meksikës, në ndeshjen e të tetës së finales në Kampionatin Botëror. “Tulipanët” dhe meksikanët dhanë maksimumin, bënë lojë të hapur, të pëlqyeshme e me raste shënimi. Meksika ka udhëhoqi me rezultat 0:1 deri në minutën e 88-të, por Holanda e madhe bën kthesë në lojë e rezultat dhe ia bën mat për tre minuta meksikanëve. Holanda kualifikohet në çerekfinalen e madhe, ndërsa Meksika tronditet më këtë eliminim.

Mundësitë për të shënuar i kishte Meksika, por posedimin e topit e kishte Holanda.

Ndeshje u ndërpre njëherë në minutën e 30 për pushim, derisa temperaturat në termometër shënonin 36 gradë Celsius.

Pjesa e dytë fillojë shumë mirë për meksikanët të cilët edhe shënojnë në minutën e 48 shënon Giovani Dos Santos një gol të bukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button