Shtatë të plagosur në Prizren, shkaku i problemeve pronësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites sot në qytetin e Prizrenit, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes dy familjeve, janë plagosur 7 persona, përfshirë edhe një oficer policie.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, rasti ka ndodhur për çështje pronësore, ndërsa janë të përfshira familjet Abdylaga, nga komuna e Suharekës, që jetojnë në Prizren dhe familja Berisha po nga Prizreni.

Nga familja Abdylaga janë katër të plagosur, ndërsa nga familja Berisha 2 persona , babë e bir.

Gjashtë të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa, një person për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK.

Polici ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë, pohon Krasniqi.

Në këtë ngjarje personat e përfshirë në rast, kanë përdorur, kallashnikov, pistoleta dhe mjete të tjera të forta. Policia dhe prokurori i shtetit kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren më rastin. /rtk/

Lajme të ngjashme

Back to top button