Vendosen fotografitë e gjithë kryetarëve të komunës së Gostivarit

Aktivitet për shënimit e Ditës së komunës – 29 Qershorit, nisën me rivendosjen e fotografive të kryetarëve të komunës së Gostivarit nga periudha e sistemit të shkuar por edhe sistemit demokratik. Kryetari Nevzat Bejta priti artistët të cilët marrin pjesë në koloninë artistike “Gostivari 2014”, të cilëve u ndau mirënjohje për kontributin që japin në sferën e artit.

“Gostivari që sot ka nisur festën për shënimin e Ditës së komunës, që është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Gostivarit. Ne sot zhvillojmë aktivitetet e para për shënimin e kësaj dite të rëndësishme dhe të dobishme për qytetarët e Gostivarit. Ju jeni artistë dhe gjërat i kuptoni shumë mirë, ne sot me rastin e shënimit të ditës së komunës, për herë të dytë i kthejmë fotografitë e kryetarëve të komunës të cilët në periudha të ndryshme qoftë të sistemit të shkuar komunist, të sistemit të fillimit të demokracisë dhe pluralizmit në qytetin e Gostivarit i kemi vendosur të salla e këshillit në shenjë respekti për të gjithë ata kryetar që kanë qenë më herët. Edhe ata sipas mundësisë kanë dhënë kontribut që shoqëria jonë shqiptare dhe qytetarët tjerë të ecin përpara. Prandaj ne përsëri i kemi kthyer në vendin ku kanë qenë se paraardhësi im i ka larguar. Është pjesë e historisë së tyre dhe kushedi se çfarë të bëjmë e kaluara nuk ndryshon por edhe ne nuk duhet të harrojmë dhe duhet ti kujtojmë për kontributin që e kanë dhënë në interes të shoqërisë tonë”, tha kryetarit Bejta duke vazhduar se secili që punon dhe jep mundin e tij për ta prezantuar Gostivarin brenda dhe jashtë vendit, ne do ti jemi mirënjohës për veprën që bën.

“Sot për mua është një kënaqësi e veçantë shpirtërore që me rastin e shënimit të Ditës së komunës, të gjithëve artistëve që kanë ardhur në qytetin e Gostivarit nëpërmjet Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum” dhe profesorit Reshat Ameti, u ju ndajë nga një mirënjohje në shenjë të respektit për kontributin që ata e japin në sferën e artit”, tha në fjalën e tij kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Jam shumë i lumtur që edhe në kontekstet artistike dhe kulturore kjo komunë ka ndërgjegje dhe ndihmon në çdo kontekst, në aspektin financiar por edhe në aspektin moral. Ne si ekip kemi bërë një aktivitet me karakter ndërkombëtar dhe me cilësi të larta artistike. Këto pesë ditë e kemi vizituar qytetin por edhe kemi krijuar. Besoj se nesër qyteti jonë do ketë vepra të mira me të cilat qyteti jonë do të jetë pronar i këtyre veprave. Ju faleminderit shumë për mikpritjen dhe përkrahjen”, tha kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, Reshat Ameti.

Aktivitet për shënimin e ditës së komunës do të përmbyllen me manifestimin qendror, ku do të prezantohen punët e realizuara në periudhën Prill 2013 – Qershor 2014, më pas të pranishmëve do tu drejtohet kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kryetari i Këshillit komunal, Nasir Musliu, kryetari i parë i komunës, Enver Zenku, Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, do të ndahet çmimi Qytetar nderi i komunës së Gostivarit  si dhe do të ndahen mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë arritur suksese dhe kanë kontribuar për promovimin e Gostivarit brenda dhe jashtë vendit. Manifestimi për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, do të përmbyllet me Ekspozitën Ndërkombëtare nga Kolonia e Artistëve DRAODAKUM – në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kultur

Lajme të ngjashme

Back to top button