Bayerni ofron 40 milion dhe Shaqirin për Vidal?

Skuadra gjermane Bayern Munich, është i interesuar për të marrë shërbimet e kilianit të Juventusit, Arturo Vidal.

Mediat italiane shkruajnë se Bayerni për të patur në ekip mesfushorin e Juventusit drejtuesit janë gati të bëjnë një çmenduri ekonomike duke ofruar 40 milionë euro plus kartonin e Xherdan Shaqirit.

Përfshirja e 22-vjeçarit të lindur në Gjilan të Kosovës në këtë tratativë mund të intrigojë drejtuesit e Juventusit pasi në muajt trajneri Antonio Conte po kërkon me ngulm një sulmues krahu dhe Shaqiri mund të jetë futbollisti ideal për të marrë atë rol te skuadra bardhezi.

Përpos Bayernit edhe Real Madridi, Barcelona dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për mesfushorin 27 vjeçar./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button