Obraz: Tomo shqiptari, e dorëzove Kosovën! (Video)

Lëvizja ultranacionaliste serbe “Obraz”, thotë se aktivistët e saj, duke penguar fjalimin e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, ia kanë zdritur fytyrën e festës së Shën Vidit, që serbët e quajnë Vidovdan.

“Në Gazimestan, patriotët serbë, kanë fshikulluar Tomislav Nikolicin, presidentit e Serbisë dhe tradhtarin më të madh fajtor për dorëzimin e Kosovës. Populli ka bërtitur ‘tradhti, tradhti’, ‘e ke tradhtuar Kosovën’, ‘Tomo shqiptar’”, thuhet në kumtesën e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa përshtypja më e madhe që preku më shumë atë, është brohoritja ‘Vojislav Seselj’”.

Lajme të ngjashme

Back to top button