Treni godet traktorin në fshatin Tearcë, lëndohet 53 vjeçari M.A

Sot rreth orës 13 30 minuta, në mbikalimin hekurudhorë në  mes fshatit Tearcë dhe Preljubisht, treni ka goditur një traktor, njofton për Portalb Zëdhënësi i Policisë.

“Traktorin e ka vozitur personi M.A 53 vjeç nga fshati Tearcë dhe gjatë kalimit mbi hekurudhë atë e ka goditur treni me numër 663 I linjës Kërçovë-Tetovë-Shkup”, thotë Marjan Josifovski.

Nga ky aksident lëndime trupore ka marrë traktoristi M.A dhe është ndaluar në spitalin e Tetovës për kurim.

Sipas Josifovskit, nuk ka pasur udhëtarë të lënduar që qarkullonin me tren. Në këtë aksident përveç të lënduarit të vetëm M.A, eshët shkaktuar dëm material.

Deri në orën 16.50 minuta komunikacioni hekurudhorë ka qenë i bllokuar në relacionin Shkup – Kërçovë dhe anasjelltas.

“Me urdhër të prokurorisë publike, ekipet policorë të Tetovës, kanë bërë hetimin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button