Buka shtrenjtohet për 5 denarë

Buka është shtrenjtuar tek një pjesë e prodhuesve. Te disa furra çmimi është më i lartë për një denar, të tjerët bukën e shesin për 3 deri më 5 denarë më shtrenjtë, kurse një pjesë e furrave të bukës ende bëjnë  llogaritje. Qytetarët që i hasëm nëpër shitoret e Shkupit thonë se çmimi i ri i bukës do ta lehtësojë më tej portofolin.

“Unë nuk blej, blejnë fëmijët. Varet nga familja dhe sa anëtarë të familjes janë, nëse janë më shumë, do të shpenzojnë më shumë bukë dhe më shumë para për bukë”

“Për mua nuk do të jetë problem rritja e çmimit, për dikë ndoshta – po, po”.

“Dëgjova diçka, se do të shtrenjtohet çmimi i bukës. Do të ndjehet dhe  reflektohet në buxhetin e shumë familjeve. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe është në një situatë të vështirë ekonomike”.

Furrat e bukës, që, bukën ende e shesin me çmim të vjetër thonë se kishte nevojë për rregullimin dhe rritjen e çmimit, por për shkak të standardit të ulët të qytetarëve deri më tani nuk kishte shtrenjtim. Çmimi i ri më i lartë i bukës, sipas prodhuesve, ka të bëjmë me rezervat e rendimentit të vitit të kaluar të grurit. Tani pritet sezoni i ri dhe çmimi i drithit të bukës. Për shkak të përmbytjeve në Serbi dhe trazirave në Ukrainë, prej ku dhe zakonisht të shpeshtën i plotësojmë nevojat për drithë buke, është e pasigurt se a do të ketë import nga këto dy vende dhe cilat do të jenë çmimet e reja të grurit. Kjo do të japë përgjigje edhe për dilemën nëse çmimi i bukës do të rritet në mënyrë plotësuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button