LSDM, zvogëlohet për 27 mijë numri i nxënësve

LSDM-ja opozitare alarmon opinion për politikat denigruese të Gruevskit, që për pasoj kanë rezultuar me zvogëlimin drastik të numrit të nxënësve. Sipas LSDM-së në periudhën 6 vjeçare të udhëheqjes së Gruevskit, nga viti 2007 deri në vitin 2013  numri i nxënësve në shkollat e mesme  është zvogëluar për 27 mijë. Megjithatë sipas partisë së Zaevit paradoksale është se derisa është zvogëluar numri i nxënësve është rritur numri i mësimdhënësve për 2000.  Nga LSDM-ja theksojnë se të dhënat janë nga Enti shtetëror për statistikë dhe paraqesin dëshmi për partizimin brutal që po ndodh në Maqedoni. Kjo ndoshta është e arsyeja se pse 75 për qind e të rinjve perspektivën e tyre e shohin jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button