Arrestohet një shitës droge në Shkup

Reparti për tregti të paligjshme me droga pranë SPB Shkup ka ngritur akuzë penale kundër 37-vjeçarit nga Shkupi A.G. i dyshuar për prodhim të paligjshëm dhe shitjes së drogave narkotike. A.G. i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa në polici është evidentuar edhe për vepra të tjera penale.

Siç kumtoi MPB, ai vitin e kaluar dhe këtë vit nga një person i huaj ka blerë një sasi të papërcaktuar marihuanë, të cilën e ka mbajtur në shtëpinë e vikendit të babait të tij në fshatin Rashtak, e ka ripaketuar në shtëpinë e tij dhe në afërsi ka kryer shitjen. Më 24 qershor është kontrolluar shtëpia e tij dhe shtëpia e vikendit në Rashtak, me ç ‘rast janë zbuluar dhe konfiskuan një vagë digjitale dhe 755,9 gram marihuanë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2007 kundër A.G. janë ngritur 10 padi penale për vepra të kryera penale: “privim kundërligjor”, “kërcënim të sigurisë”, “kërcënim të sigurisë në komunikacion”, “sulm ndaj personi zyrtar në kryerjen punëve të sigurisë”, “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, me ç ‘rast për disa prej tyre është shqiptuar masa “kurim i detyrueshëm psikiatrik”, dënim me burg dhe dënim në para.

Lajme të ngjashme

Back to top button