Fillon procesi i akreditimit të institucioneve shëndetësore, sipas modelit francez

Prej nesër fillon procesi i përmbushjes së kritereve për akreditim dhe standardizim të institucioneve shëndetësore publike në Maqedoni. Për këtë qëllim të gjithë drejtorëve të institucioneve shëndetësore publike nga niveli sekondar dhe terciar u janë dhënë sugjerime gjegjësisht një sërë masash të cilat duhet t’i marrin në afatet e dhëna për t’i përmbushur standardet për akreditim. Ministria e Shëndetësisë në mënyrë të vazhduar do të dorëzojë sugjerime dhe shembuj për një praktikë të mirë, të cilat do të shërbejnë si shembull përkatës për standarde konkrete.

Qëllimi është që të mundësohet nivel i standardizuar i cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha institucionet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht avancim të plotë të sistemit shëndetësor sipas shembullit të sistemeve shëndetësore të zhvilluara botërore.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot në konferencë për shtyp në Qeveri ku morën pjesë edhe drejtorët e institucioneve shëndetësore publike në shtet, tha se qëllimi i këtij procesi është që të ketë shërbime më të mira shëndetësore, por edhe institucione të cilat ofrimin e cilësisë që të jenë në nivel të sistemeve më të zhvilluara shëndetësore në Evropë dhe më gjerë.

Todorov theksoi shembuj të hartuara në pjesën e parë të kapitullit për Menaxhim me rrezikun dhe sigurinë e pacientëve dhe pjesa e dytë, e cila ka të bëjë në kapitullin për Resurse njerëzore.

Nga kapitulli i njëjtë, ministri theksoi në standardin “proces për identifikim, vlerësim dhe zgjidhje të ngjarjeve të padëshiruara”, me përmbushjen e të cilit ISHP kanë obligim të vendosin sistem për informim lidhur me ngjarjet e padëshiruara, që parashikon tërë një procedurë jo vetëm për evidencë, por edhe për zgjidhje të qartë në afat prej 7 ditëve të rasteve të paraqitura.

Ai theksoi se kjo do të thotë se personi përgjegjës do të hetojë në bazë të masave dhe parimeve të caktuara si ka ndodhur dukuria, por do të marrë edhe aktivitete për evitimin e shkaqeve, të cilat kanë sjellë deri te ngjarjet e padëshiruara edhe atë në afat prej 15 ditëve.

Sipas tij, kjo paraqet vetëm një hap drejt realizimit të standardit për ndjekjen e kënaqësisë të të punësuarve.

Drejtoresha e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, Elizabeta Zisovska theksoi se Agjencia do të jetë në dispozicion në interes të lehtësimit të implementimit të të gjitha standardeve për akreditim.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ministri Todorov tha se Republika e Maqedonisë e ka zgjedhur modelin francez të akreditimit të të gjitha institucioneve shëndetësore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button