James Rodriguez, talenti që askush nuk e priste

Askush nuk e kishte menduar se do të ishte një kolumbian ai që do të bënte ligjin në Kupën e Botës 2014. James Rodriguez eklipson Neymar, madje deri diku edhe Messin, duke nxitur papritur shumë pyetje.

Kush është ky djalosh që doli nga hiçi, duke marrë për dore ekipin e tij, duke bërë të harrohet madje edhe Radamel Falcao.

Në njëfarë mënyre, James është version kolumbian i Luis Suarez, por këtu nuk duhet ta teprojmë me krahasimin pasi po flasim për dy lojtarë të ngjashëm në fushën e lojës dhe jo për gjestet e kanibalizmit që kanë shënjuar karrierën e uruguaianit, transmeton Supersport.

Rodriguez është vetëm 22 vjeç dhe talenti në këmbët e tij është më shumicë, madje zërat për një transferim të mundshëm të tij në Spanjë te njëri prej dy gjigantëve iberikë kanë nisur të qarkullojnë.

Kolumbia është me meritë në çerekfinale, por në këtë fazë gjërat bëhen serioze dhe James Rodriguez duhet ta testojë talentin e tij edhe në sfida me peshë historike si ajo me Brazilin dhe për më tepër, ballë për ballë me një tjetër talent, Neymar Jr. Scolari është i paralajmëruar, uragani i verdhë rrezikon të fshijë nga faqja e dheut edhe 5 herë kampionët e botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button