Akademia sportive prej 2015/2016 do të jetë shkollë e re e mesme shtetërore

Akademia e Sportit ku nxënësit e shkollave të mesme edukohen në sportistë profesionistë dhe për anëtarë të ardhshëm të ekipeve sportive kombëtare, të vitit 2015/2016 do të jetë shkollë e re shtetërore, kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Ajo tani punon në kuadër të shkollës shtetërore për edukatë fizike në Shkup, ku para dy viteve u vendosën klasa eksperimentale për futboll, basketboll, hendboll dhe tenis. Për shkak të interesimit të madh të nxënësve dhe prindërve të tyre që të regjistrohen në Akademinë e Sporteve, për ato sporte këtë vit janë hapur paralele të disperzuara në shtatë komuna të tjera në Maqedoni.

“Duke pasur parasysh specifikat, Siç janë: regjistrimi i nxënësve, kriteret për regjistrim, verifikimi i nxënësve, zbatimi i procesit të mësimdhënies, angazhimi i ekspertëve për mësim praktik, vlerësimi etj, u krijua nevoja që këto çështje të rregullohen me ligj të veçantë. Në këtë drejtim Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit miratoi ligjin për Akademi të Sporteve me të cilin sigurohet korniza ligjore e Akademisë së deritashme edhe atë të vitit shkollor 2015/2016, do të transformohet në një subjekt të veçantë juridik, një shkollë e re e mesme shtetërore si vazhdim i klasave të deritashme eksperimentale” tha Ademi.

Kushtet për pranim në shkollën e re të mesme shtetërore do të jenë të njëjta si më parë. Çdo kandidat do të duhet të kalojnë nëpër fazën e testimit në përputhje me kriteret e dhëna për çdo sport veç e veç. Kontrollin për çdo sport pastaj do ta bëjnë anëtarët e federatave sportive dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Si edhe deri tani, federata përkatëse për secilin nxënës të përzgjedhur do të sigurojnë pajisje sportive dhe transport në vendin e mbajtjes së trajnimeve, dhe për mxënësit që jetojnë jashtë komunës ku ndiqet mësimi, do të sigurohet vendosje në konvikte.

Studentët në Akademinë e Sporteve edhe më tej do të jetë pjesë e procesit e maturës shtetërore dhe do të mund të vendosin nëse do të marrinë pjesë në maturën shtetërore dhe shkollore.

Lajme të ngjashme

Back to top button