Jaguari më i fuqishëm F-Type Project 7

Jaguar i cili gjatë historisë së vet ka pasur batica dhe zbatica e dinë mirë se nga festa e vjetër nuk jetohet. Por gjithashtu e dinë se ditët e kremtes nga e kaluara mund të përdoren si inspirim për të arritura të reja. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, Jaguar dëshiron të potencoj faktin se ka fituar shtatë tituj na garën prestigjioze Le Mans.

Prodhuesi britanik me mall e kujton suksesin e arritur me modelin D-Type nga vitet e 50-ta të shekullit 20-të, i cili në garën e Le Mans ka dalë fitues i trefishtë. Tradita nga e cila Jaguar ruan rezultatet të viteve të arta i ka futur në modelin e ri sportiv Jaguar F-Type Project 7. I frymëzuar nga koncepti Project 7 i cili vitin e kaluar iu prezantua publikut, kjo është vetura e parë serike që ka dalë nga njësia e Jaguarit që shërben për operacione speciale.

I dizajnuar si roadster, F-Type Project 7 paraqet suksesin e D-Type, derisa shumë elemente stilistike janë marrë nga F-Type. Në këtë kompani thonë se bëhet fjalë për Jaguarin serik më të shpejtë dhe më të fuqishëm të të gjitha kohërave. Kjo veturë është e pajisur me motor me 5.0 litra V8 me kompresorin që prodhon plotë 575 kuaj fuqi.

Falë konstruksionit nga alumini, karroceria e Jaguarit të ri në total peshon 1.585 kilogram, i cili përmes motorit të fuqishëm arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3,9 sekonda. Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme përmes transmisionit Quickshift me tetë shpejtësi. Jaguar F-Type Project 7 do të prodhohet në njësi të kufizuara në vëetëm 250 njësi. Ai do të jetë i disponueshëm në ngjyra të ndryshme siç është ajo e kuqe, kaltër, bardhë, gjelbër dhe e zezë.

Lajme të ngjashme

Back to top button