Holanda nuk e ka dert Meksikën

Trajneri i reprezentacionit të Holandës, Louis Van Gaal, ka dalë në një intervistë para mediave në prag të ndeshjes kundër Meksikës, duke vlerësuar në maksimum meksikanët, por e ka quajtur si veprim aspak korrekt të FIFA-as që kombëtarja holandeze të luajë në termin pothuajse të njejtë deri më tani në Botëror.

“ Të zhvillosh një ndeshje në kushte të tilla nuk më duket aspak normale. Lagështia këtu është aq e lartë saqë jam i sigurt se do të ketë ndikimin e saj në këtë sfidë. Mekisikanët janë mësuar me situata të tilla dhe besoj se do ta kenë më të lehtë se ne të përshtaten. Para disa vitesh kur isha trajner i Ajax-it ishim duke zhvilluar një ndeshje miqësore pikërisht në Meksikë po në kushte të tilla dhe më kujtohet shumë mirë që futbollistët e mi nuk arrin as të preknin topin”.

“Një gjë është e sigurt që do të nevojitet pushimi në mes të çdo pjesë loje dhe do të jemi vetë ne që do ta kërkojmë atë. Në kushte të tilla një futbollist mund të humbasë rreth 4 kilogram nga pesha e tij trupore. Vendimi i FIFA-s për ta luajtur sfidën në këtë orë nuk është normal megjithatë ne do të zbresim në fushë për të zhvilluar një ndeshje të madhe ku do të synojmë me çdo kusht fitoren”, tha Van Gaal.

Holanda dhe Meksika do të zbresin në fushë në Estadio Castelao të Fortalezas në orën 18.00.

Lajme të ngjashme

Back to top button