Gjykata e Apelit pritet të sjell vendimin për rastin “Pjesët e tankeve”

Gjykata e Apelit pritet që nesër të sjell vendimin për rastin “Pjesët e tankeve” pasi që para një muaj jo të plotë me kërkesës të plas mbrojtëse ajo ishte shtyrë.

Rasti për herë të dytë po gjendet para Gjykatës së Apelit, pasi që herën e parë ishte shfuqizuar aktvendimi dhe i kthyer në gjykim të serishëm vitin e kaluar.

Ish kryeministri Vllado Buçkovski dhe ish gjenerali i Shtatmadhorisë së ARM-së Metodi Stamboliski ishin të dënuar me tre vjet burg, ndërsa të akuzuarit Nelko Menkinovski udhëheqës i sektorit për logjistikë, Aco Gjurçevski, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Mitre Petkovski me tre vjet dënim.

Të gjithë ata fajësohen për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të solidarizuar duhet të kthejnë zhdëmtimin e cila sillet në mbi 2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button