FRI shënon fillimin e Ramazanit në Çarshi

Në zemër të Çarshisë së vjetër në Shkup, FRI-Shkup zhvilloi aktivitetin tradicional tanimë të njohur tek popullata e Shkupit “Mirë se erdhe Muaji i Ramazanit”.

Gjatë këtij manifestimi tradicional nuk mungoi as kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili ndër tjerash të pranishmëve u’a uroi muajin e bekuar të Ramazanit, si dhe çmoi lartë aktivitetet e FRI, dhe uroi për veprimtarinë që e bënë tash e disa vite në afirmimin e vlerave kulturore dhe humane.

Kryetari i FRI dega Shkup Hasan Baftjari të pranishmëve iu drejtua më përshëndetjen islame si dhe ua uroi këtë muaj të bekuar, njëherit ai potencoi se motoja e këtij muaji gjatë këtij viti do të jetë “Ramazani muaji i Lirisë dhe Shpresës”.

“Gjatë këtij muaji FRI ka pregtitur një serë aktivitetesh, nëpër qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë, po ashtu edhe në Shkup. Këtë muaj nuk do të mungojnë as emisionet fetare, aktivitete të ndryshme, iftari në sheshin Skenderbeu e shumë aktivitet tjera”: theksoi Hasan Baftjari.

Në këtë manifestim tradicional ishin të ftuar edhe dy vëllezërit Mendu Allejbegu dhe Deniz Allajbegunga Prizreni, që sollën freski me ilahitë e tyre tek publiku shkupjan.Vlen të përmendet fakti se me rastin e fillimit të këtij muaji FRI dega Shkup, shpërndau mbi 5000 fluturime, drejtuar qytetarëve.

FRI edhe në Kumanovë filloi me aktivitetet e Ramazanit, aktivistë të kësaj shoqate vunë banderola në tri pikat më të kalueshme të qytetit. Në to shënonin togfjalësha të ndryshme, atribute të muaji të madh – ramazanit.

Në këtë vistër u shpërndanë edhe mbi 1500 flet urime, të cilat qenë vënë në zarf. Në çdo zarf kanë qenë vënë fleturimi dhe fletnjoftimi për Shportën e Ramazanit, e cila në Kumanovë këtë vit po bashk organizohet nga Forumir Rinor Islam – Dega dhe shoqata edukative “Vllaznia”.

Në Tetovë, fillimi i Ramazanit u shënua me shpërndarjen e hurmave dhe duanë e iftarit nga Sektori i Femrës pranë FRI-së, aktivitet tashmë i shumë pritur nga qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button